Cristiano Ronaldo mbret edhe në Instagram.

Fotoja e yllit portugez, pas vdekjes së Diego Armando Maradonës, është fotoja më e pëlqyer për vitin 2020.

Pas lajmit të trishtë për vdekjen e legjendës argjentinase, 5 herë “Topi i Artë” ndau me 249 milionë ndjekësit e tij një foto bardh e zi e futbollistin e ndjerë dhe shkroi:

Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pakrahasueshëm. Ai u largua shumë shpejt, por la një trashëgimi të pakufijshme dhe një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Pusho në Paqe. Nuk do të harrohesh kurrë.”

Ky postim u publikua më 25 nëntor dhe ka grumbulluar deri tani mbi 19.6 milionë pëlqime.

Në vendin e dytë në renditje është njoftimi për vdekjen e Chadwick Boseman me 19.1 milion pëlqime.

Pesë postimet me më shumë like dominohen nga humbjet tragjike, pasi vendin e tretë e zë postimi i Lionel Messit për Maradonën me 16.4 milionë pëlqime.

Vendin e katërt e zë njoftimi për vdekjen e papritur të Chadwick Boseman në llogarinë zyrtare të yllit të Black Panther në muajin gusht.

Vendin e pestë e mban postimi i ylli të basketbollit LeBron James,për vdekjen tragjike të Kobe Bryant në aksidentin me helikopter.