Dëbohet nga Italia 28 vjeçari kosovar

Dëbohet nga Italia 28 vjeçari kosovar

Një 28 vjeçar kosovar me incialet  F.B është dëbuar nga territori italian si person i rrezikshëm për sigurinë kombëtare.

Në vitin 2018 ai ishte dënuar me 4 vjet heqje lirie për pjesëmarrje në aktivitet kriminal me qëllim terrorizëm ndërkombëtar.

Hetimet investigative kanë evidentuar aktivitetin xhihadist fanatik dhe propagandistik në favor të Kalifatit islamik që 28 vjeçari kosovar kryente përmes profilit të tij në Facebook.

Autoritetet gjyqësore italiane kanë vendosur dëbimin e tij nga territori italian si person me rrezik për sigurinë kombëtare.

Prej fillimit të vitti 2020 e deri më sot Italia ka dëbuar 55 persona të huaj nga territori i saj, të konsideruar me rrezik kombëtar për sigurinë e vendit.

Prej vitit 2015 e deri më sot numri i personave të dëbuar nga Italia me këtë motiv është 516.

Më vitin 2019 numri i të dëbuar për rrezik sigurie kombëtar ishte 98, në 2018 u dëbuan 126persona, në 2017 105, në 2016 u dëbuan 66 persona e në 2015 po 66 shtetas të huaj të konsideruar mjaft të rrezikshëm për aktivitetin tyre në dëm të sigurisë kombëtare të shtetit italian.

EMISIONET