Aktivisti i Nismës Thurje, Pano Soko i ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila, në RTV ORA, duke folur për debatin për kodin zgjedhor tha se kreu i PS, njëherësh kryeministri Edi Rama, nuk është budalla, dhe do i bëjë llogaritë mirë në të ardhmen.

Pano Soko: Nuk janë të mirëpritura ato që bën zoti. Rama. Por në vite ai ka treguar që është i çmendur, diktator, skizofren në ca raste, por budalla nuk është. Këtë ai e ka treguar gjithmonë, që nuk është kështu. Ai do i bëjë llogaritë tamam, kur të vijë momenti që të materializojë këtë draft që ai ka propozuar, unë e di, ai bën teorinë e lojës, tërhiq deri në fund që të marrësh maksimumin, por sipas të gjitha gjasave mos hapja e listave, do ta shfavorizojë sepse do të krijojë një kohezion në frontin e përbashkët kundër tij.

Dritan Hila: Jeni duke parë për aleanca:

Soko: Jo. Ne jemi një grup individësh që do të formatohemi brenda një grupimi. Ne nuk kemi një kryetar, në kemi një formacion tradicional të partive politike, ne kemi krijuar një listë qytetarët të angazhuar që kanë dëshirë të marrin pjesë në vendim-marrjen, e këtij vendi, dhe thirrja jonë ka qenë në këtë prizëm.