Publicisti Ilir Demalia në një intervistë për Ora News ka analizuar debatin e fundit midis dy kandidatëve për zgjedhjet presidenciale midis Donald Trump dhe Joe Biden.

Demalia e ka cilësuar debatin si të një niveli më të mirë se sa i pari ky presidenti aktual Trump kishte rezultuar më mirë, teksa ka shtuar se analistët kanë parashikuar që 3 nëntori do të pritet pozitivisht nga amerikanët.

Demalia: Debati nga ana etike ishte më i mirë se sa ai i pari që ishte katastrofë, kjo edhe për faktin që mikrofonët i mbylleshin kur mbaronin dy minutat, atij që linte fjalën nuk i lejoheshin ndërhyrjet. Edhe drejtuesja e debatit e menaxhoi mirë.

Ishte një debat që u thanë gjërat dhe kuptohej se çfarë thuhej, çfarë pritjesh kishin nga këta dy kandidatë për president amerikanë. Debati ishte shumë i përafërt, barazim ose pak më mirë Trump. Por kjo nuk ndikon në atë rrjedhë që ka marrë rrugë, sepse janë 40 milionë amerikanë që kanë votuar dhe nuk arriti dot deri aty, saqë Trump që është 10 pikë mbara, sipas Poll-eve, nuk arriti që të bëjë një kapërcim të fuqishëm.

Siç parashikojnë analistët, ky do të jetë një 3 nëntor i pritur shumë mirë.