Thuhet se Victoria dhe David Bechkham janë infektuar me koronavirus në fillim të  muajit mars kur ishin në Los Angeles, Kaliforni.

Sipas gazetës The Sun, çifti dhe  disa të afërm të tyre janë infektuar me Covid-19 dhe vendosën që këtë gjë ta mbajnë të fshehtë për publikun.

Ata udhëtuan nga Los Angeles për në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar ditëlindjen e 21-të të djalit të tyre, Brooklyn më 4 mars, para se të ktheheshin në Amerikë më 11 mars.

Menjëherë e gjithë familja u  detyruan të karantinoheshin për një periudhë dy javore.

Beckhams ende nuk kanë bërë një deklaratë në lidhje me këtë gjë.