Databaza e PS/ Mentor Kikia: Veprim i rëndomtë, shteti është futur në çdo qelizë të individit

Databaza e PS/ Mentor Kikia: Veprim i rëndomtë, shteti është

Gazetari Mentor Kikia, ka folur në lidhje me diatabazën e Partisë Socialiste me të dhënat e 910 mijë qytetarëve.

I ftuar në edicionin  e lajmeve të Ora News, Kikia ka thënë se ky është një veprim i rëndomtë, duke shtuar se qytetarët janë të ekspozuar ndaj çdo lloj ndëryrje të shtetit.

Ai ka thënë se shteti është futur në qelizat e individit, teksa shton se nuk beson që partitë politike do të arrijnë deri në atë fazë sa të kërcënojnë qytetarët.

Pyetje: Si e shihni situatën në lidhje me diatabazën?

Mentor Kikia: Futja e teknologjisë ka bërë që privatësia të jetë e rrallë. Shteti është future në jetën e individit deri në qelizë. Përgjimi është një gjë mëse e rëndomtë. Qytetarët janë të ekspozuar ndaj çdo lloj ndërhyrje të shtetit. Koha që gjithkush mund të bënte çdo gjë dhe askush nuk e dinte ka perëduar.  Qytetari është i ekspozuar gjatë gjithë kohës. Është një veprim i organizuar. Këtu kemi të bëjmë me një tejkalim të ekspozimit të të dhënave të qytetarëve. Deri më tani nuk kemi asnjë organ që të komnetojë në professional, se ccjanë këto të dhëna dhe nga kanë dalë.

Ka një tjetër institucion ku janë të depozituara të dhënat e kartës së identitetit për qytetarët. Nëse kanë dalë nga një institucion ka një shkelje . Partitë politike gjatë fushatave, bëjnë një skainim, ne  jemi të numëruar gjithandej. Partitë kanë listat se kush i voton apo jo. Mbi këtë bazë krijojnë idenë se ku janë.

Pyetje: U është një lloj e drejte që u ja kemi dhënë ne?

Mentor Kikia: Jo, kjo është demokracia me të mirat dhe të këqijat e veta. Problemi qëndron te fakti se nëse ti fut duart në një server të një strukture shtetërore që përgjigjet për të menaxhuar të dhënat personale dhe i ekspozon të dhënat personale edhe nëse nuk do.

Pyetje: A është një mekanizëm trysnues kjo situatë?

Mentor Kikia: Unë do ta çuaja bezdi. Unë nuk mendoj që ka arritur një parti politike deri në atë fazë sa t’u çojë qytetarëve të mesazhe kërcënuese. Unë vazhdojë të insistojë se çdo qytetar është I bindur se për kë do votoj, por megjithatë nisur nga mentalitetit shqiptar, unë mendoj që nëse ti këmbëngul, ajo bezdia mund të kthehet në boomerang.

Pyetje: A do të jetë SPAK në gjendje për ta zbardhur këtë çështje?

SPAK ka një thes me dosje shumë herë më të rënda, Kjo është një çështje më shumë morale sesa penale. Nuk pres që të hapet ndonjë hetim. Ka shumë çështje që janë raportuar në SPAK, për të cilën SPAK duhet të veprojë, që të bind se është një strukturë reale antikorrupsion.

Intervistoi Matilda Mcini

Vendi Lajme mentor kikia Aktualitet

EMISIONET