Data dhe ora/ Ja kur del para Speciales Kadri Veseli

Data dhe ora/ Ja kur del para Speciales Kadri Veseli

Ish-kryetari i Parlamentit dhe i PDK-së, Kadri Veseli do të dalë para Gjykatës Speciales për herë të parë të martën, në orën 15:00.

Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë. Ndërsa aktakuza kundër tij u konfirmua më 26 tetor 2020.

Aktakuza e ngarkon Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Të hënën, më 9 nëntor, ora 15:00 do të jetë rradha e Hashim Thaçit, ndërsa Jakup Krasniqi do të paraqitet në të njëjtën ditë me ish-presidentin, por në ora 11:00.

Rajoni Lajme Kosovë hage kadri veseli gjykata speciale aktakuzat

EMISIONET