Dasma e të rinjëve përfundon keq! Infektohen me Covid-19 21 të ftuar, mes tyre dhëndri dhe nusja

Dasma e të rinjëve përfundon keq! Infektohen me Covid-19 21

Një dasmë me 150 të ftuar në Greqi, ka përfunduar me 21 pesona të infektuar me koronavirus.

Mes të infektuarëve janë dhëndri, babi i tij, nusja dhe 18 dasmorë. Të gjithë pjesëmarrësit në dasmë, përfshirë edhe ata që kanë pasur kontakte, rreth 200 vetave iu është bërë tamponi dhe tani janë në pritje të përgjigjeve.

Sipas mediave greke, dhëndri, nusja dhe babai i tij ndodhen në spital në Selanik për t’u kuruar.

Dhëndri është shprehur se të dielën kur u bë dasma, ai dhe nusja ishin shumë mirë dhe nuk kishin asnjë shqetësim. Ditën e martë filluan simptomat dhe temperatura e lartë, kështu u nisën në spital. Më pas nga telefonatat e të afërmëve morën vesh se edhe 18 dasmorë të tjerë kishin rezultuar ne Covid-19.

Rajoni Lajme Greqi koronavirus Greqi dasmore

EMISIONET