Një skenë e dhunshme ka ndodhur në Rusi. Burri ka dhunuar ish-gruan e tij dhe më pas me sëpatë i ka prerë gishtin për arsye xhelozie.
31 vjeçari Evgeny Pavlov kishte pritur jashtë shtëpisë së 29 vjeçares Tatiana Pavlova, për të nisur sulmin e tij.
Nga fotot e publikuara nga vetë 29-vjeçarja shihet qartë dhuna horror e ushtruar ndaj saj.
Menjëherë policia ka arrestuar 31-vjeçarin i cili tani pritet të dënohet me dhjetë vjet burg.
Tatiana ushtronte profesionin e saj si estetiste, mirëpo ky profesion nuk i pëlqente ish-bashkëshortit të saj dhe nuk dëshironte që ajo të vazhdonte këtë punë.