Dasho: Shqiptarët shpenzuan 100 mln euro për kurimin e Covid, 50 mln euro në Turqi

Dasho: Shqiptarët shpenzuan 100 mln euro për kurimin e Covid, 50 mln

Për ekspertin e shëndetit publik, Erion Dasho, fatura që kanë paguar qytetarët shqiptarë për kurimin e Covid është e tmerrshme.

Në përllogaritjen e tij, Dasho në një lidhje me skype nga Gjermania për emisionin "Tempora" në Rtv Ora thotë se shqiptarët kanë paguar 100 mln euro gjatë pandemisë, ku 40-50 milion euro prej tyre janë shpenzuar për trajtim në Turqi.

Ai madje shtoi se edhe importi i ilaçeve ka shënuar rruitje gjatë 2020 për shjkak se medikamentet u dhanë pa kriter.

Dasho: Fatura financiare e Covidit për shqiptarët ka qenë e tmerrshme. Personalisht e vlerësoj diku 100 mln euro faturën që është paguar nga xhepi i shqiptarëve gjatë pandemisë, 40-50 milion euro janë shpenzuar për trajtim në Turqi. Importi i ilaçeve për vitin 2020, për shkak se medikamentet janë dhënë pa asnjë kriter, pa asnjë protokoll ndryshe nga sa u pretendua nga Ministria e Shëndetësisë, është shtuar disa dhjetëra milionë dollarë. Për të mos folur për testimet, që në vend ta ofronte shteti, e ofroi privati me një nga çmimet më të larta në treg. Edhe testi antigen para se të ofrohej nga shteti u ofrua nga privati, një test që kushtonte 4-5 euro në Europë, në Shqipëri u ofrua me 100 euro. Edhe vaksina mund të fillojë të ofrohet nga sektori privat.

Vendi Shendetësi Lajme koronavirusi ne shqiperi erion dasho RTV Ora tempora 2021

EMISIONET