I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Erion Dasho u shpreh se klasa politike ka ngritur komitetin teknik që ka qenë gjithmonë nën kritika.

Dasho: Klasa politike ka ngritur komitetin teknik që ka qenë gjithmonë nën kritika. Opozita dhe ekspertët kanë folur në një gjuhë, aq sa na kanë quajtur pjesë të opozitës.

Kur qeveria akuzohej për pak testime, thonin se vdekshmëria ishte e ulët. Kjo tundej si një flamur. Ndodhi studimi dhe publikimi 3-mujori i INSTAT-it me 1300 vdekje që na nxori ndër 4 vendet më të prekura të Evropës.

Mendimi im si specialist është se ka një përpjekje nga qeveria për të krijuar diversion mes opozitës dhe mjekëve. Numri i ulët i vdekjeve ka rënë.