I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Erion Dasho u shpreh se ka persona që ankohen për vonesën e tamponit dhe t’u thuash këtu personave nga ekrani se testohet në rregull, është një paturpësi.

Dasho: Më çudit paturpësia e personave se si përgjigjen në Shqipëri. Të fillosh mendosh se në media dhe rrjete sociale ka persona që ankohen për vonesën e tamponit. Dhe t’u thuash këtu personave nga ekrani se testohet në rregull, është një paturpësi.

Personave u vjen testi për një javë, ndërsa në Maqedoni vjen përgjigja për 30 minuta. Kjo tregon se jemi në një situatë absurde. Apo të detyroj dikë që të bëjë një test 100 euro anti geni që ka kosto 6 euro është një krim dhe mbështetje e spekulantëve në Shqipëri.