Në një bisedë me skype me emisionin “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, mjeku Erion Dasho tha se politika ka luajtur keq me mjekët dhe po luan aq keq me mjekët sa po përpiqen t’i fusin në kurth. Po përpiqen ti ndajnë në të mirë e të këqinj.”

Ai shpreh se në spitale ka mjekë të mirë por ka edhe mjekë matrapazë që kanë referuar chartera për në Turqi dhe marrin nga 2000 euro.

Erion Dasho: Mjekët janë heronj, por ka edhe matrapazë, se nga këta mjekë ka nga ata që kanë referuar chartera për në Turqi dhe marrin nga 2000 euro. Ka matrapazë që e kanë marrë remdesivirin nga spitali dhe e kanë shitur.

 Ka nga ata që i kanë dërguar në klinika private dhe testin me 5 euro ua kanë shitur pacientëve me 100 euro.

Kanë kaluar 5 ditë nga denoncimi i Bashës dhe sipas llogarive të mia, ka pasur afërsisht te 40 vdekje në 5 ditë, ndërsa tani ka shkuar në mbi 70 vdekje në 5 ditë. Pra, janë dyfishuar vdekjet e raportuara.

Pas denoncimit, po raportohet numri i dyfishuar i vdekjeve. Këtu kemi të bëjmë me përdorim të mjekëve nga politika. Nuk jemi vendi që ka shkallën më të ulët të vdekshmërisë por më të lartin.