I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, mjaku Erion Dasho u shpreh se numri i vdekjeve nga Covid është duke u fshehur dhe sipas tij ky numër është 4 herë më të lartë.

Dasho: Qysh në tremujorin e tretë doli e qartë se 322 raste të raportuara të vdekurish, ishin më shumë se 1200 raste. Pa më vonë doli kreu i PD-së, Basha dhe tha me fakte se në QSUT raportoheshin vetëm gjysma e rasteve të vdekurave.

Tashmë provohet katërçipërisht se rastet janë më të ulta, sepse kemi 6000 raste, ku bota këto vdekjet shtesë i kanë klasifikuar si vdekje Covid. Janë qytetarët që humbin jetën në spitalet rajonale ose në shtëpi.

Ka një kolaps në spitalet rajonale në disa departamente. Disa kthehen në shtëpi dhe trajtohen aty në kushte aspak të sigurta. Sot në raportojmë 8-9 vdekje në ditë, por në fakt janë 4-fishi. Shqipëria renditet në 2-3 vendet e para në botë sa i takon vdekjeve Covid.