Dalin shifrat e MSH/ Sërish rekord rastesh të reja me Covid-19, shënohen 6 viktima
Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me Covid-19.
Sipas njoftimit, në orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë, teksa vazhdojnë të mbeten të larta rastet e reja pozitive, me plot 275 të infektuar.
Viktimat janë: një 61 vjeçar nga Korça, 67 vjeçar nga Pogradeci, 69 vjeçar nga Lezha, 71 vjeçar Vlorë, 73 vjeçar nga Fieri dhe 74 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 163 raste në Tiranë, 30 në Korçë, 15 në Shkodër, 12 në Durrës, 11 në Pogradec, 9 në Librazhd, 7 në Lezhë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, Mat, nga 2 raste në Devoll, Elbasan, Vlorë, Mirditë, Berat, nga 1 rast në Has, Kavajë, Pukë, Mallakastër, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Prrenjas, Kuçovë.
Në 24 orë janë shënuar edhe 114 të shëruar, duke e çuar në 11,007 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Sakaq janë 1422 testime në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apeloi qytetarët për të mbajtur detyrimisht maskën edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.
COVID-19 – Statistika (29 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 275
Të shëruar ne 24 orë 114
Të shtruar në spitale 291
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 1422
Testime totale 122,426
Raste pozitive 20,315
Raste të shëruara 11,007
Raste Aktive 8,809
Humbje jete 499
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4468
Durrës 837
Fier 650
Korçë 544
Shkodër 522
Lezhë 396
Elbasan 378
Vlorë 352
Berat 256
Kukës 184
Gjirokastër 131
Dibër 91
