Ilir Daja ëhstë prezantuar ditën e sotme (10 gusht), si trajneri i ri i Partizanit.

Gjatë fjalës së tij, Daja u shpreh i kënaqur që iu besua ky projekti i klubit.

Ilir Daja: ‘’I kënaqur që mu besua mua ky projekt. Do të vijoj detyrën për ta parë Partizanin aty ku e duan të gjithë.’’

Daja u emërua ditën e djeshme (9 gusht), si trajneri i ri i klubit kryeqytetas.

Tekniku kryeqytetas mbylli bashkëpunimin me Skënderbeun pa pritur vendimin e Gjykatës Federale për anullimin ose jo të dënimit të UEFA-s me 10 vite për mospjesëmarrje në kompeticionet europiane.