Daja: Duhet impenjim ndaj Kastriotit, Hasani ende jo gati

Daja: Duhet impenjim ndaj Kastriotit, Hasani ende jo gati

Ilir Daja foli në vigjilje të ndeshjes me Kastriotin në "Air Albania", sfidë që luhet ditën e nesërme në 16:00 dhe për trajnerin e të kuqve duhet fitorja për të vazhduar formën e mirë të treguar në ndeshjet e fundit.

"Kemi treguar stabilitet dhe ekuilibër në lojë, ndërsa së fundi kemi gjetur edhe golat me sulmuesit, por ndaj Kastriotit duhet ta vlerësojmë maksimalisht ndeshjen për të marrë 3 pikët. Është një kundërshtar shumë i fortë, që impenjohet shumë, ndaj duhet të bëjmë kujdes, pasi kemi vuajtur jo pak ndaj kundërshtarëve ku kemi qenë të dënuar të fitojmë. Për më tepër kemi dy fitore dhe një humbje në fillim të kampionatit me Kastriotin. Ndeshjet nuk janë të lehta dhe po shikoja golat e shënuar dhe të pësuar dhe Kastrioti në pesëshen e fundit ka gola më pak të shënuar se të tjerët", u shpreh trajneri Daja.

Duke folur për formën e skuadrës, tekniku i të kuqve pranoi se grupi i lojtarëve është i plotë nuk ka mungesa teksa në fushë do t'i besojë skuadrës që mposhti Bylisin që duket se është dhe formacioni tip që ai mendon se mund të bëjë më të mirën. Një zgjedhje e tillë lë sërish mënjanë Ferhan Hasanin i cili ishte blerja më e bujshme në Kategorinë Superiore në merkaton e janarit por edhe për të Daja e ka një shpjegim.

"Hasani është vlerë në ekipin tonë, por do të luajë titullarë kur ne do të mendojmë se fizikisht ka mundësinë të përballë më shumë se 2/3-at e një ndeshje. Për momentin besoj se nuk e bën. Përtej kësaj nuk bëjmë dot asnjë hap fals, duke provuar të ndryshojmë qoftë për Hasanin. Mendoj se do të kontribuojë për aq minuta sa e ka gjendjen fizike në momentin që flasim", tha Ilir Daja në konferencën për shtyp në vigjilje të sfidës me Kastriotin e cila është e vlefshme për javën e 28-të të Kategorisë Superiore.

Sport Lajme kategoria superiore Futboll partizani ilir daja konferenca

EMISIONET