Këshilli Politik sërish nuk solli dakordësi, sa i përket listave të hapura 100%, koalicioneve parazgjedhore, dhe asistencën e OSBE-ODIHR kërkuar nga opzita.

Mbledhja u ndërpre Damian Gjiknuri, i cili nuk ka pranuar të diskutojë mbi dërgimin e një ekspertize drejt OSBE ODIHR ndërsa PD dhe LSI refuzojnë paketën e propozimeve të socialistëve.

Për ish-deputeten e PD Dhurata Çupi, kryeminsitri Edi Rama po bllokon Këshillin Politik, sepse kërkon të ndryshojë rregullat e lojës pak muaj para zgjedhjeve.

E ftuar në ”Ora News”, Çupi tha se Rama nuk i do listat e hapura, pasi askush nuk i voton kandidatët e tij.

Dhurata Çupi: ”Edi Rama nuk do lista të hapura, sepse nuk fiton askush në listat e hapura të Edi Ramës. Ne kemi kërkuar lista të hapura. Sot, në deklaratën e fundit nga Këshilli Politik, përfaqësuesit e PS, thanë se janë për lista të mbyllura. Ka një tendencë që nga marrëvershja e 5 qershorit, për të shmangur rregullat e lojës, pak muaj para zgjedhjeve. Rama kërkon të ndryshojë rregullat e lojës. Në marrëveshjen e 5 qershorit janë partnerët tanë ndërkombëtare dhe sugjerimet e raportet e OSBE-ODIHR. Sot u pa qartë, u la mbledhja përgjysmë, sepse PS kërkon rregullat e lojës, kërkon të heqë koalicionet. Rama po bllokon Këshillin Politik.”

Sipas saj, kryeministri po përdor të gjitha format që të mos ketë dakordësi në Këshillin Politik, në mënyrë që ta mbajë pushtetin me zor.

Dhurata Çupi: ”Janë aktet e fundit të lojërave të Edi Ramës ui cili përpiqet të mbajë pushtetin me çdo kusht, me vota të vjedhura, dhe me lojëra e makinacione jo të drejta. Është një pushtet që nuk e ka të merituar. Nuk e ka me votat e sovranit që nga viti 2017. Të gjithë shqiptarët e kuptuan sot atë çfarë opozita dhe përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, i kanë paralajmëruar, se Edi Rama dhe përfaqësuesit e tij, po përdorin të gjitha format për mos të rënë dakord, sepse kështu i leverdis Edi Ramës, për ta mbajtur këtë pushtet me zor.”

Intervistoi në studio Eneida Ndoci, pëërgatiti për online Renato Çaushi.

Lexo edhe: Dështon mbledhja e Këshillit Politik, opozita: Ekspertizë nga OSBE-ODIHR për koalicionet