I ftuar në “Politik On” në RTV Ora, deputeti i PS Ervin Bushati komentoi zgjedhjen e Bledi Çuçit si ministër të brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Bushati foli me superlativa për figurën e Çuçit, ndërsa e quajti atë “zgjedhjen më të mirë mes nesh”.

Ervin Bushati: “Fakti që ka qenë ministër shumë i suksesshëm me reformën territoriale, e njeh territorin, është jurist shumë i mirë dhe mendoj se aty është koha për një jurist. Dhe statura e tij, një njeri i qetë, i komunikueshëm, i suksesshëm dhe pa i diskutueshëm. Në të gjitha aspektet ishte zgjedhja më e mirë mes nesh. Nuk mund të them se më kishte shkuar mendja.  Gjithashtu edhe zëvendësimi i tij me Milva Ekonomin është shumë mirë dhe shkon në harmoni me këtë”