Kandidati për president i Barcelonës, Joan Laporta, në një prononcim për mediat spanjolle, ka zbuluar prapaskenat e merkatos që synonin të sillnin në “Camp Nou” yllin portugez Cristiano Ronaldo.

Sipas Laportas, edhe pse kishte në dorë blerjen e Ronaldos, ai preferoi Ronaldinhon. Vendim për të cilin nuk shfaqet aspak i penduar.

“Ne ishim gati për të nënshkruar me Ronaldinhon dhe Rafa Márquezin. Menaxheri i meksikanit sugjeroi që të investonim te një djalë i ri me emrin Cristiano Ronaldo, i cili ishte te Sportingu i Lisbonës në atë kohë. Një nga përfaqësuesit e tij m’u afrua dhe më tha: Është një lojtar, që tashmë e kam shitur te Manchester United për 19 milionë, e sjell te ty për 17 milionë… Sidoqoftë, ne tashmë kishim investuar te Ronaldinho. Në atë kohë, Cristiano luante më shumë në krah sesa në qendër, ndaj menduam se me investimin e bërë (Ronaldinho), ky rol ishte i mbuluar. Ne e refuzuam atë dhe nuk pendohem për këtë”, është shprehur ndër të tjera Laporta.