Cristiano Ronaldo sërish pozitiv me Covid-19. Lajmin e jep e përditshmja portugeze “Correio da Manha”.

Portugezi doli pozitiv për herë të parë më 13 tetor gjatë grumbullimit të kombëtares, ndërsa ndodhet në karantinë në vilën e tij në Torino.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” është asintomatik, ndërsa vijon punën indivualisht, raporton Ora News.

RONALDO NË PRITJE TË TAMPONIT TË RI

Ajo që duket e sigurtë, është fakti se portugezi do të humbasë sfidën e rradhës në Champions League kundër Barcelonës dhe Lionel Messit, e programuar për të mërkurën e ardhshme.

Por sot ose nesër CR7 do ti nënshtrohet një tjetër tamponi dhe në rast se rezulton negativ mund të jetë i gatshëm për sfidat e ardhshme të skuadrës së Andrea Pirlos, përcjell Ora News.

Sipas pikës 7.7 të protokollit të UEFA-s, “Kthimi në lojë”, i hartuar për rinisjen e futbollit pas bllokimit të muajve të fundit, është e nevojshme të dërgohet dokumentacioni i plotë të rikuperimit të paktën një javë para ndeshjes që do të luhet.

Ka nga ata që mendojnë se mjafton të jesh asimptomatik një javë më parë dhe të jesh negativ 48 orë më parë për t’u kthyer në fushë. Në këtë skenar, CR7 ende ka shanse të jetë në fushë kundër Barçës.

Ndërkohë në Instagram, portugezi ka pozuar me look-un e tij të ri.

/a.r, OraNews