Sot regjistrohet dita e 15 e karantinës së Cristiano Ronaldos, me yllin portugez që vijon të jetë I “bllokuar” nga Covid-19.
Ish lojtari i Real Madrid iu nënshtrua më 13 tetor tamponit ku edhe rezultoi pozitiv, ndërsa sot, një ditë larg ndeshjes me Barcelonën në Champions League, pritet edhe tamponi i rradhës, njofton Ora News.
Nëse ai del negative, Ronaldo mund të jetë I gatshëm për sfidën me Leo Messin mbrëmjen e nesërme.
Por te Juventus nuk janë shumë optimist, ndaj dhe Andrea Pirlo me mendon për zëvendësuesin e tij.
Për shkak të Koronavirusit, Cristiano Ronaldo ka humbur deri tani 3 ndeshje (Crotone, Dinamo Kiev dhe Verona),
Ai vijon stërvitjen individuale në vilën e tij në Torino, ndërsa tifozët presin një ripërballje Ronaldo-Messi që me shumë gjasa nesër nuk do të ndodhë.
/a.r, OraNews