I ftuar në RTV Ora, ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford u shpreh se reforma në drejtësi ka probleme.

Mark Crawford sugjeroi që për ngritjen e Gjykatës së Lartë mund të merret edhe një shqiptar Gjermania apo Australia përkohësisht.

Mark Crawford: Unë nuk jam pesimist për reformën në drejtësi, por ka shumë probleme, ashtu sikurse edhe ju i keni dhënë, përgjimet dhe korrupsionin  në sistemin gjyqësor. Unë kam thënë se nëse duhet të ngrihet Gjykata e Lartë, pse nuk merret ndonjë person, shqiptar nga Gjermania apo Australia, të bashkohen si gjykatës të përkohshëm dhe pastaj mund të zëvendësohen. Është e rëndësishme që të jenë gjykatës shqiptarë, por që mund të jenë shqiptarë që vijnë nga Gjermania, Franca apo SHBA derisa sa të rregullohet situata me Vettingun. Të paktën të kemi një ditë që funksionon se tani nuk kemi asgjë, po presim.

Mark Crawford shtoi se shqetësimi është që nëse BE po mendon se mendon se të mbajnë shqiptarët dhe Ballkanin që të mos vrasin njëri-tjetrin dhe të mos sjellin shumë krim, por le të jenë në fund të Evropës.

Mark Crawford: Besoj se ky është një problem në të gjithë botën çështja e ekonomisë gri. Është duke u folur për legalizimin e disa sektorëve që janë në të zezë. Shqetësimi është që nëse BE po mendon të mbajë shqiptarët dhe Ballkanin që të mos vrasin njëri-tjetrin dhe të mos sjellin shumë krim në Evropë, por le të jenë në fund. Nëse jemi duke pritur që Evropa të na pranojë me këtë qëndrim, por me kusht mos vrisni njëri-tjetrin dhe mos eksportoni krim, atëherë do të bashkohemi në fund me BE-në. Mendoj se shqiptarët duhet të jenë më proaktivë. Duhet të shohim se çfarë planesh kanë partitë, sepse vitin tjetër kemi zgjedhjet.

Crawford tha se raporte të tilla për investitorët janë gjërat e para që lexohen, por shtoi se ka akoma kompani amerikanë që janë gati të investojnë në Shqipëri.

Mark Craëford: Raporte të tilla për investitorët janë gjërat e para që lexohen. Unë besoj se akoma jemi duke u varur nga Diaspora, sepse nëse ata nuk marrin frontin e luftës ekonomike dhe investimeve, atëherë të mos presim ndonjë skocez nga Amerika të vijë këtu duke lexuar që ka korrupsion dhe krim. Ende besoj se do të ketë kompani amerikane që do të jenë gati të investojnë në Shqipëri, por jemi të varur nga Diaspora për momentin, së paku nga Amerika.

Për Crawford, vendi ynë duhet të konkurrojë në rajon në aspektin tatimor, pasi sipas tij është më keq se vendet e tjera në këtë drejtim.

Mark Crawford: Unë personalisht kam pasur sukses në Financë, ndërsa në sektorin e burimeve natyrore varet nga vendi. Ka qenë pak më vështirë në Shqipëri, di që në Serbi është më mirë. Shqipëria është pak më keq në këtë drejtim, sepse në Kosovë ka taksë më të ulët. Ne duhet të jemi konkurrentë me rajonin. Po ashtu duhet bashkëpunim në rajon, sepse sa më shumë shkëmbime të kemi aq më mirë do jetë. Po ashtu, duhet të konkurrojmë në aspektin tatimor dhe besoj s enë këtë periudhë fushat partitë duhet ta kenë parasysh këtë fakt kur të bëjnë platformat.

Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti A. Kurti