Crawford: Biden s’do e ketë në fokus Ballkanin, do ketë shumë letra pozitive, por jo akte konkrete

Crawford: Biden s’do e ketë në fokus Ballkanin, do ketë

Ish-presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford në një intervistë me gazetarin Alfred Lela në Politik-On në RTV Ora, komentoi zgjedhjet presidenciale në ShBA.

Pyetjes se si do të jetë Biden president në rast fitoreje, Crawford tha se kandidati demokrat nuk do e ketë në fokus rajonin tonë, pasi do e ketë vëmendjen tek gjëra të tjera.

Ai tha se Biden nuk do të anulojë investimete ekonomike të rëna dakord në marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk do të kemi akte konkrete më tej nga ai në Ballkan.

Crawford: Ne nuk duhet të spekullojmë se ai ka qenë në Ëashington për gati 50 vjet, ka shumë përvojë dhe nuk është se do shpikë ndonjë gjë të re. Ai ka qenë dhe nënpresident për 8 vjet dhe ne pakashumë e dimë qëndrimin e tij. Nëse ai ka këtë rajon në fokus apo jo, nuk e di pasi nëse fiton do ketë shumë gjera të tjera për të tërheq vëmendjen e tij. Trump tani është duke investuar, duke vepruar në këtë rajon dhe ekipi i tij do jetë i turbullt qoftë skavica, qoftë hekurudha, porte, etj. Nëse Biden fiton nuk them se do pezullohen ato gjëra që janë vendosur për t’u bërë, por nuk mund të jetë në fokus. Unë mendoj se do të marrim shumë letra pozitive nga Biden, por nuk do të ketë akte konkrete. Unë besoj se ai do të ketë vëmendje tek gjërat e tjera, para se të vijë te ne.

Vendi Lajme ballkan Aktualitet biden mark crawford fokus politikon

EMISIONET