Juventusit i duhet Cristiano Ronaldo për tu rikthyer te fitorja në Serie A.

Kampionët e Italisë triumfuan 1-4 në transfertë ndaj Spezias, me portugezin që gjeti dy herë rrugën e rrjetës, i pari vetëm 3 minuta pasi u fut në fushën e lojës, raporton Ora News.

Serinë e golave e hapi Alvaro Morata në minutën e 14, ndërsa barazoi përkohësisht për vendasit Pobega në minutën e 32.

Në minutën e 59 ishte Ronaldo që i dha avantazhin Juventusit, ndërsa goli tjetër u shënua nga Rabiot në minutën e 67.

Por portugezi nuk u mjaftua me një gol pasi në minutën e 76 shënoi edhe nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore Juventus ngjitet në kuotën e 12 pikëve, në vendin e dytë, 4 më pak se Milani kryesues.

Kujtojmë se, Cristiano Ronaldo ishte në karantinë që prej 13 tetorit për shkak të infektimit me Covid-19.

Në ndeshjen tjetër të orës 15:00, Torino-Lazio, u mbyll me fitoren spektakolare të miqve, 3-4.

/a.r, OraNews