Cristiano Ronaldo shtoi një tjetër çmim në karrierën e tij.

Ditën e djeshme, ylli portugez fitoi “Golden Foot Award”, ndërsa gjurmët e këmbëve të tij do të ekspozohen në të famshmen “The Champions Promenade” në Monte Carlo.

“Marrja e këtij çmimi është një nder. Jam i lumtur që gjurmët e mia do të jenë afër atyre të kampionëve të tjerë të mëdhenj dhe falënderoj të gjithë tifozët që votuan për mua. Unë gjithmonë do të bëj çmos për të luajtur mirë dhe për të shënuar gola”, tha Ronaldo.

Ndërkohë që nuk ka munguar as urimi i përzemërt i partneres së tij, Georgina Rodriguez.


Urime dashuria ime. Ti meriton më shumë”, shkruan Georgina në Instagram.

Lexo edhe:

“Golden Foot Award”, Ronaldo fiton çmimin special

Vlen të theksohet fakti që ky është çmim që fitohet 1 herë në karrierë dhe është e rezervuar për lojtarët mbi moshën 28 vjeç. 

/a.r,OraNews