Juventus fitoi mbrëmjen e djeshme Super Kupën e Italisë teksa mposhti 2-0 Napolin.

Ndeshja e luajtur në “Mapei Stadium” në Reggio Emilia u vendos nga golat e Cristiano Ronaldos dhe Alvaro Moratas, ndërsa kjo mund të quhet një hakmarrje e kampionëve të Italisë pas disfatës në kampionat kundër Inter.

Një fitore e rëndësishme e cila mund të rikthejë besimin tek të besuarit e Andrea Pirlos.

Përpos fushës, festa e juventinëve ka vijuar edhe në rrjetet sociale.

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka pozuar me trofeun e Superkupës në Instagram, trofeun e katërt italian.

“Shumë i lumtur për trofeun tim të katërt në Itali. Kthehemi! Kjo është Juve që duam, kjo është ekipi në të cilin besojmë dhe kjo është fryma që do të na çojë drejt fitoreve që duam! Bravo djema! Deri në fund!”, shkruan 5 herë fituesi i “Topit të Artë”.

/a.r,OraNews