A i luhati pozitat e Trumpit menaxhimi i pandemisë së koronavirusit?

Në një intervistë për Ora News doktori shqiptar me banim në  Nju Jork, Sulejman Çela beson se po.

Sulejman Çela: Besoj se po. Kujtojmë deklaratat e tij në shkurt kur Trump doli në media dhe tha se koronavirusi ishte një grip i thjesht. Besoj se do i kushtojnë dhe poi  kushtojnë me vota. Ky është një ndër faktorët kryesorë si po zhvillohen këto zgjedhje.

Për mendimin tim menaxhimi i kovidit është faktor kryesor që po e çon në këtë situatë”

Sulejman Çela: Donald Trump është një biznesmen i mirë, do të mbahet mend në histori si president  i SHBA-së por historia botërore do ta përshkruajë si president jokonvencional. Nuk bëri politikën konvencionale por doli shumë më ndryshe dhe qasja e tij gjatë virusit por dhe qëndrimi nga dita e parë si president bëri që të jetë një gjëndje jo e rëndomtë në politikën amerikane.

Doktor Çela thotë se ka një rritje të vogël të rasteve të të infektuarve në Nju Jork por të infektuarit nuk po mbipopullojnë spitalet, virulenca e virusit ka rënë.  

“Nuk kemi pacientë të intubuar, numri i vdekshmërisë ka rënë. Mendoj se virusi do të jetë këtu edhe për disa vite me radhë.”