Kosova është “gjunjëzuar” nga pandemia Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shënuar plot 418 raste të reja pozitive, ndërkohë që 4 pacientë të intubuar kanë humbur jetën.

Sipas autoriteteve përgjegjëse 67 persona janë shëruar, ndërkohë që janë marrë 1608 testime.

Numri total i rasteve pozitive është 19.328 që prej fillimit të pandemisë dhe 678 të vdekur.