“Covidi do të luftohet deri verën e ardhshme”, Macron bën deklaratën e fuqishme

“Covidi do të luftohet deri verën e ardhshme”, Macron

Presidenti francez ka thënë se vendi i tij do të luftojë me pandeminë deri në mesin e vitit të ardhshëm.

Macron ka treguar që është ende herët për një mbyllje të dytë të të gjithë territorit francez, por situata nuk është mjaft në favor të autoriteteve.

Franca së fundmi ka kaluar shifrën e 1 milion të infektuarve që nga nisja e pandemisë, ndërkohë që vetëm të premten u shënuan 40 mijë raste të reja dhe 298 vdekje.

OBSH njoftoi që gjendja paraqitet kritike në Europë në luftën kundër koronavirusit, duke qenë se rastet pozitive janë dyfishuar në 10 ditët e fundit.

I gjithë kontinenti ka prekur shifrën e 7.8 milion të infektuarve nga Covid-19, si dhe 240 mijë vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Sakaq në rang ndërkombëtar, 42 milion njerëz pretendohet të jenë infektuar dhe 1.1 milionë kanë ndërruar jetë që prej nisjes së pandemisë.

Bota Lajme Covid-19 France emmanuel macron

EMISIONET