10 persona kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19.

Në mesin e viktimave ka qenë edhe një 29 vjeçar nga Lipjani, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Ndërsa tre ditë më parë ai kishte humbur edhe të atin, po nga Coronavirusi.

“Zyrtarisht ne nuk kemi informacione për viktimat. Por 29 vjeçari ka vdekur dhe është varrosur sot. Ai ka qenë duke u trajtuar, ndërsa para 3 ditëve ka vdekur edhe babai i tij. Edhe ai ishte i infektuar”, ka thënë për Express Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi.

Rastet e vdekjes gjatë 24 orëve të fundit:

Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).