Autoritetet italiane kanë publikuar të dhënat e fundit zyrtare mbi përhapjen e pandemisë Covid 19.

Të dhënat e raportuara kanë rikthyer frikën nga virusi pasi në 2 orët e fundit janë regjistruar 8084 të infektuar më shumë e 83 viktima.

Vihet re një dyfishim i numrit të viktimave në krahasim me një ditë më parë kur numri i tyre ishte 43.

Në 24 orët e fundit është shënuar dhe një numër rekord tamponësh të kryera mbi 163 mijë në një ditë të vetme.

Të infektuarit që po kurohen në struktura spitalore janë rritur me 326 pacientë më shumë me një numër total 5796.

Në raportet e terapisë intensive janë shënuar  47 pacientë më shumë duke ecur numrin total të tyre në 586.

Numri i personave aktualë pozitiv aktiv me koronavirus po arrin 100 mijë persona e janë ekzaktësisht deri më sot 99 266 të infektuar,

Numri i viktimave Covid deri më sot në Itali është 36 372 e i të infektuarve në 381 602.

E janë 1899 të shëruar në 2 orët e fundit.

Rajonet italiane më një rritje shqetësuese të rasteve pozitive në 24 orët e fundit janë;Lombardia, Veneto, Lazio, Campania, Abruzzo, Puglia.