Maqedonia e Veriut shënoi sot një tjetër rekord infeksionesh nga Covid me 1,288 raste të reja në 3,349 teste të kryera.

Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 39 viktima,  ndërsa 1,078 pacientë u shëruan.

Nga 39 personat që vdiqën, gjashtëmbëdhjetë janë nga Shkupi.

Numri i persopnave të diagnostikuar me Covid që nga fillimi i epidemisë është 57451, numri i pacientëve të rikuperuar është 34970, numri i të vdekurve është 1600 dhe numri i rasteve aktive është 20881.