Pandemia Covid 19 nuk ka ndalur prostitucionin në Itali e frika e infektimit nga koronavirusi nuk ka ndalur kërkesën e seksit me pagesë në rrugët italiane.

Ky alarm vjen nga Karitas Italia në prag të 18 tetorit, Ditës Europiane kundër trafikut të prostitucionit.

“Kërkohet më shumë përgjegjësi nga ana e klientëve e një ofertë alternative për prostitutat në rrugë” është shprehur Drejtori i Caritas -Ambrosiana, Luciano Gualzetti. 

Vetëm në qytetin e Milanos gjatë këtyre gati dhjetë muajve të 2020, operatorët e vullnetarët e Karitas Italia kanë ndihmuar rreth 300 vajza e gra, shumica e të cilave janë të huaja e punojnë si prostituta në rrugë. 

135 prej tyre janë viktima të trafikut të prostitucionit e ndër to 24 janë vajza shqiptare.

Karitas Italia në Milano informon se sapo u hoq regjimi i lockdown në Itali, u rikthyen prostitutat në rrugët e qyteteve italiane. E bashkë me to dhe klientët e tyre. 

Ky fenomen vazhdon sot në të njëjtin nivel si para përhapjes së koronavirusit e nuk ndalet as në këto javë e ditë të fundit kur Covid 19 ka shtuar numrin e personave të infetkuar.

Mjaft prej vajzave e grave që punojnë si prostituta kanë nevojë ekonomike për të jetuar, e Karitas Italia kërkon për to një alternative punësimi, në mënyrë që të braktisin rrugët ku rreziku i infektimit nga koronavirusi  ësthë i lartë. 

Operatorët e vullnetarët e Karitas shprehen të shqetësuar dhe për papërgjegjësinë e klientëve të tyre që ekspozohen në rrisqe infektimi për vete e familjet e tyre.

Mjaft prej vajzave e grave prostituta, shfrytëzohen nga organizata kriminale që pasurohen nga puna e tyre. 

Karitas Italia kërkon gjetjen e  mënyrave e alternativave për të prerë lidhjet e vajzave me shfrytëzuesit e tyre e që duhet të nis që nga koshienca e klientëve.

Përveç asistencës në rrugë, qëndra e karitasit italian në Milano u ofron vajzave e grave viktima të trafikut të porstitucionit, strehim e ndihmë deri në krijimin e një autonome të një jete të rregullt.

Në dy qëndrat e tyre me një adrese sekretet në Milano , ata strehojnë mjaft vajza e gra që dikur punoin si prostituta. Njëra prej këtyre qëndrave mban një emër shqiptar, Qëndra Liri ndërsa tjetra quhet Zoe.