E gjithë bota është duke u përballur me një rritje të numrit të rasteve të se infektuarëve nga Covid-19.  Edhe New York-u është duke u përballur me një agravim të pandemisë ku së fundmi Guvernatori i New York-ut Andrew Cuomo i cili u detyrua të njoftonte një strategji të re për të luftuar Covid-19.

I nxitur dhe nga  ngjarja që zbuluam të një dasme në Brooklyn ku po planifikohej që të merrnin pjesë 10.000 pjesëmarrës Cuomo bëri të ditur se do të lejohen vetëm mikro grupet.

Zyra e Sherifit të Qarkut Rockland informoi autoritetet për dasmën që do të zhvillohej ditën e hënë ku menjëherë komisioneri shtetëror i shëndetit nënshkroi urdhërin për të ndaluar dasmën.

Guvernatori tha që aty ku do të jenë mikro grupet do të shpallen “zona të kuqe”. Zonat në kufi të zonave të kuqe do të konsiderohen “zona portokalli” në varësi të numrit të së infektuarëve me COVID-19 dhe zonat jashtë zonave tampon do të jenë “zona të verdha”.

Gjithashtu Guvernatori njoftoi se duke filluar nga 23 Tetori, kinematë jashtë qytetit mund të rihapen me kapacitetet 25% me deri në 50 persona. Distancimi i detyrueshëm shoqëror dhe masat e tjera paraprake gjithashtu do të zbatohen.