Boom infektimesh nga koronavirusi në radhët e uniformave blu.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv për Covid 19, 16 efektivë policie.

Burimet bëjnë me dije se aktualisht janë të infektuar 317 policië.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se  5 prej tyre ndodhen të shtruar në spital.

Prej fillimit të pandemisë  janë infektuar 699 efektivë, ku 10 prej tyre fatkeqësisht e kanë humbur jetën.

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, infektohet nga koronavirusi