Covid-19 në Berat ka pushtuar institucionin e vuajtjes së dënimit , ku përveç policëve e gardianëve virusi ka prekur edhe të burgosurit. Mësohet se 5 policë të regjimit të brendshëm dhe atij të sigurisë dhe 2 të burgosur janë konfirmuar sot pozitivë me Covid, raporton gazetari i Ora News

 Infektimi i të burgosurve ka shtuar frikën dhe panikun mes të gjithë të burgosurve dhe stafit të burgut.

Ditën e djeshme datë 16 dhjetor, Ministria e Shëndetësisë në përditsimin e rasteve dhe viktimave të Covid 19 në vend, raportoi se në qarkun e Beratit në 24 orët e fundit u konfirmuan pozitiv 12 raste ndërsa 1 person humbi jetën si pasojë e virusit.