Covid-19, Zvicra heq Kosovën nga lista e zezë

Covid-19, Zvicra heq Kosovën nga lista e zezë

Autoritetet zviceriane vendosën që ta largojnë Kosovën nga lista e zezë, e shteteve, të cilat përbëjnë rrezik për lëvizje të qytetarëve si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Me këtë vendim, hiqet karantimii për qytetarët e Kosovës që kthehen në shtetin zviceran. Zvicra kishte futur Kosovën në listë për karantimin më 6 korrik.

Ndërkohë, nga 28 shtatori nga lista do të largohet edhe San Marino.

Shteti zviceran ka publikuar listën e re të karantinës ku ka futur edhe disa shtete: Belgjika, Danimarka, Ekuadori, Irlanda, Islanda, Xhamajka, Nepali, Luksemburgu, Maroku, Hollanda, Portugalia, Sllovenia, Hungaria, Omani dhe Britania e Madhe.

Shipëria mbetet ende në listën e zezë.

Kosove Rajoni Lajme karantine Covid-19 Kosovë zvicer lista e zeze

EMISIONET