Gjigandi Youtube ka marrë një vendim të prerë dhe unanim për videot që në përmbajtjen e tyre kanë informacione për vaksinën e Covid-19.

Një një njoftim, drejtuesit kanë vendosur që çdo video e tillë do të fshihet automatikisht, për të shmangur informacionin e gabuar.

Çdo material që bie në kontradiktë me njoftimet e autoriteteve shëndetësore lokale apo të OBSH do të fshihet gjithashtu.

Ky vendim vjen menjëherë pasi Facebook vendosi për të bllokuar të gjitha reklamat që dekurajojnë qytetarët për çështjen e koronavirusit.