Italia ka regjistruar në 24 orët e fundit 445 viktima e 8595 të infektuar nga Covid 19.

Numri i rasteve pozitive ka shënuar një reduktim të ndjeshëm dhe pse numri i viktimave vazhdon të mbetet shqetësues dhe mjaft i lartë.

Janë 14 675 persona më shumë që janë shëruar nga Covid në krahasim me një ditë më parë e numri i të infektuarve që ja ka dalë të fitoj betejën me virusin është deri sot 1.408.686 persona.

Dhe numri i personave aktivë pozitivë është reduktuar në 24 orët e fundit.

Aktualisht janë 575.221 të infektuar aktivë e -6.539 persona më pak se një ditë më parë.

Në Itali janë aktualisht 548724 persona në kushte të izolimit shtëpiak, 23932 persona të shtruar në reparte Covid dhe 2565 në kurim në repartet e terapisë intensive.

 Në 24 orët e fundit Italia ka kryer +68.681 tampone e gjithsej që nga nisja e pandemisë janë kryer 26.114.818  tampone.