Covid-19, Turqia vijon të regjistrojë shifra të larta

Turqia vijon të përballet me shifra të larta infektimesh dhe viktimash si pasojë e Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë  regjistruar 29.281 raste të reja pozitive dhe 185 viktima.

Nga fillimi I pandemisë Turqia numëron 607,628 infektime dhe 13,558 viktima.

Situata e rënduar ka bërë që qeveria në Ankara të vendosë prej fundjavës së kaluar orën policore në 81 rajone, duke lejuar lëvizjen nga ora 10:00-20:00, përjashtuar fundjavën.  

Në një postim të tijin në Twitter, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca shkruan se:

“Sot kemi 6436 të sëmurë të rinj. Numri i të sëmurëve në gjendje të rëndë vijon të rritet. Për ta kaluar me sukses këtë barrë të rëndë mbështesni punonjësit e shëndetësisë. Rrisni luftën duke respektuar akoma më shumë masat”.

/OraNews

Bota Lajme koronavirus Covid-19 Europa

EMISIONET