Raste pozitive me Covid-19 në skuadrën e Milanit.

Siç njofton vetë klubi kuqezi, 2 futbollistë dhe 3 anëtarë të stafit të skuadrës kanë rezultuar të infektuar gjatë kryerjes së tamponëve para sfidës së mbrëmjes kundër Romës.

Bëhet fjalë për Donnarumman, Jent Petter Hauge dhe tre anëtarë të tjerë të stafit të skuadrës, raporton Ora News.

“AC Milan komunikon se pas testeve të djeshme kanë rezultuar pozitivë Gianluigi Donnarumma, Jens Petter Hauge dhe tre anëtarë të skuadrës. Të gjithë janë asintomatikë, i janë nënshtruar menjëherë karantinimit ndërsa janë lajmëruar edhe organet shëndetësore”, thuhet mes të tjerash në njoftimin e Milanit.

Pas këtyre rasteve e gjithë skuadra i është nënshtruar sërish testimeve ku kanë rezultuar të gjithë negativë.

Milan pret sot në 20:45 Romën, në ndeshjen mbyllëse të javës së pestë të Serie A.

/a.r, OraNews