Për ish-Ministrin e Shëndetësisë nën qeverisjen e PD Tritan Shehu, premtimin e dhënë nga kryeminstri Rama për rritjen e pagave për mjekët në luftë me Covid-19, është një tallje.

Përmes një postimi në Facebook, Shehu shkruan Rama nuk po flet për detyrat e tij, por kërkon t’u shpjegojë përdorimin e maskës.

Sipas tij, dikush duhet t’i shpjegojë kryeministrit se maska është e detyrueshme dhe në ambientet të hapura nën distancë 2 metra.

Postimi i Shehut në Facebook

Kryeministrit sot qe nuk guxon te flase per detyrat e tij, kerkon tu shpjegoje mjekeve perdorimin e maskes!!

Dikush duhet t’i shpjegoje se maska eshte e detyrueshme edhe ne ambjentet e hapura ne distance nen 2 m ose kur ka grumbullime si aty ne oborrin e infektivit.

Mbasi kerkoi disa dite me pare te “cvelesoje” tesitimet qe Greqia beri ne kufi, sot kerkon te anashkaloi dhe rendesine e maskes.

Pra sipas tij “pa testime e pa maska”, pikerisht pa ato qe ai nuk po i siguron qytetareve shqiptare ne permbushje te detyrave te tij.

Kryeministri yne e ben si “dhelpra me rrushte”!

Asnje fjale prej tij per nivelin katastrofal te infeksioneve, shtrimet e shumta, humbjet e jetes, kushtet shume te veshtira ne spitale, braktisjen e qindra pacienteve ne shtepite e tyra pa u rimbursuar asnje mjekim, komedine me testimet…, perspektiven e erret!

Asgje per cfare duhet e do te behet per te perballuar kete gjendje jashte kontrollit ne degradim te plote, qofte kjo ne nivelin epidemiologjik, qofte ate klinik, vetem romuze me mjeket e personelin, kur jane ata qe po mbajne kete barre te rende.

U premtoi si zakonisht rritje pagash…por ama per vitin tjeter e pa thene asnje fjale per shumen, tjeter tallje kjo!

Nderkaq nuk harroi refrenin: “fajin e ka Saliu”, kur sot mbas tete vite “Shendetesi rilindase falas” duhet te ishim ne krye te Europes.

Por ne fakt po fshehim te dhenat me shprese se keshtu do te jemi ne “krye te Afrikes Qendrore”, se mund te bijem edhe me poshte ndryshe!

Lexo edhe: Rama tregon ambicien: Do rrisim ndjeshëm pagën për mjekët. Duam ta bëjmë fakt të kryer vitin tjetër