Covid-19/ Rakacolli tregon për Ora News skenarët nëse shtohet numri i infektimeve

Covid-19/ Rakacolli tregon për Ora News skenarët nëse shtohet

Në një intervistë përmes Skype, për Ora News, Mira Rakacolli, drejtuese e Komitetit Teknik të Ekspertëve por njëkohësisht edhe zv.ministre e Shëndetësisë, është shprehur se rritja e numrit të infektimeve me Covid-19 që po raportohen ditët e fundit ka qenë i parashikuar.

“Është e vërtetë që vjeshta dhe pragdimri, ashtu siç ishte parashikuar që më parë, ashtu siç po ndodh edhe në të gjithë botën, po reflektohet edhe në Shqipëri dhe po shoqërohet edhe me një rritje të numrit të të infektuarve", u shpreh Rakacolli.

Sa i përket kapaciteteve spitalore në rast të shtimit të rasteve, zv.ministrja e Shëndetësisë tregoi edhe skenarët që ka në tavolinë Komiteti Teknik i Ekspertëve.

"Vazhdojnë skenarët në varësi të numrave. Skenarë të cilët ne I kemi parathënë. Kemi thënë që, në momentet që kapacitetet spitalore të dedikuara për Covid brenda qytetit të Tiranës, nuk arrijnë të përballojnë flukset që kërkojnë trajtim spitalor, fillojnë edhe spitalet rajonale. Në skenarin e parë janë 5 spitale rajonale, në skenarin e dytë hyjnë 3 spitale të tjera dhe pastaj kemi edhe skenarin që hyjnë edhe tre të tjerë. Në total shkohet në 1600 shtretër të dedikuar për pacientë me Covid, nëse do të kenë nevojë që të jenë të tërë në të njëjtën kohë, ndërkohë që ne kemi rezervuar edhe disa kapacitete të tjera që të shpresojmë që nuk do të përdoren kurrë. Por po të ketë nevojë do të vemë në funksionim", tha Mira Rakacolli.

Vendi Lajme Ora News Covid-19 intervista Lajmi i fundit Sociale Aktualitet spitalet skenaret

EMISIONET