Shkencëtarët britanikë dhe rusë po bashkohen për të provuar një kombinim të vaksinave Oxford-AstraZeneca dhe Sputnik V për të parë nëse mbrojtja kundër Covid-19 mund të përmirësohet.

Përzierja e dy vaksinave të ngjashme mund të çojë në një përgjigje më të mirë imune tek njerëzit, raporton BBC. Testet, që do të mbahen në Rusi, do të përfshijnë persona mbi 18 vjeç, megjithëse nuk është e qartë se sa njerëz do të përfshihen.

Studiuesit në Oxford ende po mbledhin të dhëna për efektivitetin e vaksinës në grupmoshat më të vjetra ndërsa presin miratimin nga rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar, MHRA. AstraZeneca tha se po eksploronte kombinime të vaksinave të ndryshme për të zbuluar nëse përzierja e tyre çon në një përgjigje më të mirë imune dhe, për këtë arsye, në një mbrojtje më të madhe.

e.p/oranews