Covid-19 përparon ndjeshëm në Fier. 66 raste të reja në 24 orët e fundit, mes tyre nxënës, policë dhe infermierë

Covid-19 përparon ndjeshëm në Fier. 66 raste të reja në

Qarku i Fierit ka pësuar rritje të ndjeshme të numrit të të infektuarve me Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 66 raste të reja në Fier, 8 të tjera në Roskovec dhe 1 në Patos.

Sakaq njëri prej viktimave që janë shënuar sot në Republikën e Shqipërisë, është një 53 vjeçar nga Fieri.

Numri i të infektuarve në total ka prekur shifrën e 646 personave, në një kohë që rastet e reja të shënuara sot janë më të lartat në të gjithë pandeminë.

Në Fier infektimet nga virusi në fjalë janë evidentuar 3 mësues të shkollës 9 vjeçare “Mark Dashi” në Fier, 8  nxënës, 14 pensionistë, 2 punonjës policie, 15 biznese privat, 1 punonjës poste, 2  infermierë, një prej të cilëve në burgun e Fierit, një këngëtar, një fizioterapist.

Vendi Lajme fier Covid-19 Aktualitet

EMISIONET