Covid-19 ka prekur edhe stafin  akademik të universitetit të Vlorës, ku nga informacionet  e marra rezulton se disa persona janë konfirmuar pozitiv me Covid në këto ditë të fundit.

Ata momentalisht janë karantinuar teksa është bërë dhe dezinfektimi i ambjenteve të Universitetit.

Universiteti i Vlorës ka 3 godina të tij, por edhe Infermieria është zhvendosur në një tjetër ambjent, ku në fakt dyshohet që dhe aty të ketë raste me Covid.