Covid-19 në Shqipëri/ VOA: Rastet u dyfishuan për një javë

Covid-19 në Shqipëri/ VOA: Rastet u dyfishuan për një

Në Shqipëri, rastet e reja me Koronavirus po rriten me një shpejtësi të ndjeshme. Në 24 orët e fundit autoritetet njoftuan për 786 të infektuar, ose 10 përqind më shumë se një ditë më parë, ndërkohë që numri i testimeve ishte thuajse i njejtë, në kuotën e 2592 tamponëve. Krahasuar me të enjten e javës së shkuar, rastet thuajse janë dyfishuar.

Edhe përqindja e pozitivitetit (raporti mes numrit të tamponëve dhe personave që rezultojnë të prekur) kërceu në kuotën ndoshta më të lartë të rregjistruar deri tani, 30.3 përqind, nga 27.6 përqind të një dite më parë. Pozitiviteti është treguesi I transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

Tirana mbetet epiqendra e epidemisë me 379 raste, e pasuar nga Gjirokastra me 71 raste. Qyteti i vogël jugor, është kthyer në një vatër me shifra në rritje kohët e fundit. Të prekurit e tjerë u rregjistruan në 25 bashki të ndryshme nga veriu në jug: 35 raste në Shkodër, 31 raste në Fier, 28 raste në Krujë, 25 raste në Kavajë, 24 raste në Elbasan, 23 raste në Vlorë, Berat, Sarandë, 20 raste në Tepelenë, 18 raste në Lushnje, 14 raste në Durrës, 10 raste në Bulqizë, 8 raste në Pukë, 7 raste në Kurbin, Lezhë, Mat, Pogradec, 6 raste në Përmet, 4 raste në Delvinë, 3 raste në Korçë, Devoll, Kukës, Mirditë, dhe 2 raste në Malësi e Madhe e Gramsh.

Edhe numri i viktimave mbeti i lartë në 24 orët e fundit, me 11 të vdekur: një 51 vjeçar dhe 64 vjeçare nga Shkodra, dy 62 vjeçar një nga Kavaja dhe një nga Vlora, një 65 vjeçar nga Kruja, një 69 vjeçar nga Berati, një 71 vjeçare nga Lushnja, një 74 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Fieri, një 81 vjeçare nga Gramshi, një 81 vjeçar nga Tirana.

Po ashtu, numri i të shtruarve në spital vijon rritjen progresive. Deri pasditen e së enjtes, sipas të dhënave zyrtare, në 3 spitalet COVID, po trajtohen 424 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar. /VOA

Vendi Lajme Covid-19 Sociale shqiperi VOA Aktualitet

EMISIONET