Kjo e martë ka shënuar numrin më të lartë të të prekurve me koronavirus në 24 orë. 130 qytetarë kanë rezultuar të prekur me koronavirus, ndërsa rritje ka pësuar edhe numri i testimeve për të dyshuarit. Fatkeqësisht në 24 orë kanë ndërruar jetën 4 qytetarë të  cilët ndodheshin të shtruar në dy spitalet Covid.

Vazhdon situata e rënduar nga pandemia në vendin tonë, me katër viktima të regjistruara në 24 orët e fundit.

Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese.

Ndërkohë në 546 testime të kryera për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 130 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 13 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Lezhë, 4 në Korçë, nga 3 raste në Mat, Roskovec, nga 2 raste në Krujë, Kavajë, Lushnje, Berat, Sarandë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Has, Vlorë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Gramsh, Kuçovë, Skrapar. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3054, që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 23 paciente janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e konsideron serioze situatën, ku vijon të ketë raste të reja të idenfikuara nga gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik, si dhe qytetarë që kanë nevojë për trajtim mjekësor në dy spitalet Covid.

Ndaj apelon qytetarët të respektojnë masat e vendosura, për të mbajtur maskën detyrimisht në ambientet e mbyllura, për të ruajtur distancimin fizik dhe higjienën personale.

“Në këtë normalitet të ri, bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e infeksionit, për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj”. 

COVID-19 – Statistika (4 Gusht 2020)
Testime totale 43203
Raste pozitive 5750
Raste të shëruara 3054
Raste Aktive 2520
Humbje jete 176 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 30, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Lezhë 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1404
Durrës 302
Shkodër 231
Fier 103
Vlorë 94
Lezhë 87
Korçë 82
Kukës 74
Elbasan 54
Berat 33
Dibër 31
Gjirokastër 25