Covid-19 në shkolla e zyra shteti

Covid-19 në shkolla e zyra shteti

Covid-19 vijon të përhapet në shkolla dhe zyrat e shtetit. Vetëm në qarkun e Elbasanit numri i mësuesve të prekur me koronavirus ka shkuar në 27, ndërsa në Belsh janë karantinuar nxënësit e një klase.

Në Lushnje ndërkohë qytetarët kanë mbetur pa shërbim për shkak se përhapja e virusit  ka detyruar mbylljen e zyrës së Shërbimeve të Integruara, ADISA.

Koronavirusi vijon të përhapet në institucionet arsimore, ku vetëm në qarkun e Elbasanit konfirmohen 27 mësues të prekur me koronavirus.  Rastet e fundit janë shënuar në shkollën 9-vjeçare Jashar Dunga në Belsh, ku si pasojë e infektimeve mësohet se janë karantinuar nxënësit e një klase. Situatë shqetësuese është edhe në gjimanzin Konstandin Kristoforidhi në Elbasan, ku rezultojnë 3 mësues me Covid-19. Por pavarësisht rasteve me koronavirus, mësimi vijon.

Në Lushnje Covid-19 po përhapet në institucionet shtetërore.

Zyra e Shërbimeve Publike të Integruara në Lushnje është mbyllur pasI një punonjës rezultoi i prekur me koronavirus dhe të tjerët janë karantinuar në pritje të përgjigjes së tamponit. Për pasojë qytetarët kanë mbetur pa shërbime, përfshirë edhe ata që kanë cështje urgjente.

"Kam ardhur të bëj pashaportën. Erdha dje dhe brenda 3 ditëve duhet të iki në Greqi, kam fëmijën andej. Si bëhet kështu? Një njeri duhet të ishte se sbën brenda"

"Kemi ardhur për të marrë një certifikatë"

"Duhet të presim kur të vijë ky tani", shprehen të shqetësuar qytetarët.

Edhe Zyra e Punës në Lushnje është mbyllur pasi aty rezultojnë 6 punonjës të prekur me Covid-19.

Lushnja regjistroi 9 raste të reja me Covid-19 të martën, ndërsa që nga nisja e pandemisë, në qarkun e Fierit janë regjistruar 284 raste pozitive

Vendi Lajme Kronike virus covid 19 shkolle ;yre shteti

EMISIONET